Shqipëri

Basha vë në lojë deputetët e PS-së dhe i shkrin së qeshuri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në foltoren e Kuvendit ka lexuar një numër shifrash për abuzimet sipas tij të qeverisë me fondet e rindërtimit.

Ai tha me shaka se burimi i të dhënave ishte Partia Demokratike, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Më pas lideri demokrat theksoi se kjo ishte batutë pasi e shifrat janë zyrtare të publikuara nga agjencia e Prokurorimit Publik.

‘Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. Burimi: AFP. Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?

Ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e goditura nga pandemia që paguan minimalisht 1 mln lekë, shkon deri në 5 mijë euro. I ke te FMN që të tha kur po haje hallvë në Egjypt. Faktet i ke brenda në tavolinat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Mos u kap kot. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit.’- tha Basha.