Shaip Kamberi rizgjidhet deputet në parlamentin e Serbisë
Kandidati nga lista “Koalicionit i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi sipas gjitha gjasave do të rizgjidhet deputet në legjislacionin e ri të Kuvendit të Serbisë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Sipas njoftimit të koalicionit të KSHL-së thuhej se për t’a kaluar “pragun” Kamberit iu nevojiteshin edhe 650 vota që sot ia siguroi përsëritja e zgkedhjeve në vendvotomin nr.6 në fshatin Tërrnoc i Madh.
Sipas rezultateve preleminare të dalura nga KKZ lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, sot ka siguruar 676 vota në rivotim.