Maqedoni

Sela: Drejtësia maqedonase është selektive për shqiptarët

Kryetari i Aleancës për shqiptarët në Mqedoninë e Veriut, Zijadin Sela ka reaguar pas dënimit të dy të rinjëve shqiptarë me 17 vjet burg pas një përleshje me një maqedonas i cili përfundoi i vdekur.

“Jetët e njerëzve nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.
Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vite burg për “aksident trafiku”.
Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vite burg për “vrasje mizore”.
Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake”, ka shkruar ndër të tjera Sela në Facebook.

Vetingu i plotë i gjyqësorit, sipas Selës është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.