Bota

Zvicra nis vaksinimin në fillim të janarit, planifikohen 70.000 vaksina në ditë

Zviceranët do të vaksinohen kundër sëmundjes së mushkërive Covid-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Procesi i vaksinimit duhet të zgjasë gjashtë muaj dhe të përfundojë në verën e vitit 2021.

Këtë e ka deklaruar Virginie Masserey, Shefe e Kontrollit të Infeksioneve në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), në një intervistë të publikuar sot në “NZZ am Sonntag”.

Çdo kanton pritet të organizojë shpërndarjen e vaksinave për vete.

Por, në fillim të janarit, megjithatë, jo të gjithë kantonet do të kenë mundësi të jenë gati për të bërë vaksinimin, tranmseton albinfo.ch.

Në fazën e parë, vaksinimet pritet të kryhennë qendrat e mëdha. Janë planifikuar deri në 70.000 vaksina në ditë.

BAG planifikon të vaksinojë gjashtë milionë njerëz.