Maqedoni

(Video) Zjarri kaplon Sekretariatin për Çështje Evropiane

Sekretariati për Çështje Evropiane në flakë. Diku pak para orës 07:00 më saktë në ora 6 e 55 minuta zjarrfikësit kame marr telefonatën nga ku informohen se ka rënë zjarr në Sekretariatin për Çështje Evropianë. Me shume se 4 makina zjarrfikëse janë në vendngjarje ku ndodhet edhe ekipi i televizionit Alsat, i cili është ndër të parët arriti në vendngjarje.

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Nga jashtë duket se zjarri është lokalizuar, mirëpo rreth 5 zjarrfikës siç shihet ne video, kanë hyr në hyrjen kryesore të Sekretariatit.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë gjatë ditës do t’ju njohim më gjerësisht edhe për dëmin e shkaktuar në Sekretariat.