Të fundit

Së shpejti fillojë punimet në rrugën tranzit Tërnoc – Gjilan

Sot, komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën për rregullimin e kanalizimit dhe trotuarëve në rrugën tranzite prej Tërnocit për Gjilan.

Punimet me këtë kontratë iu kanë besuar kompanisë “Shera Beton” me vlerë prej 36.599.619,00 dinarëve me TVSh.

Pas nënshkrimit të kontratës janë krijuar mundësitë që punimet të fillojnë shumë shpejt, që njëkohësisht ndikon edhe në përmirësimin e zhvillimit ekonomik, ngase po rregullohet edhe zona e Sektorit 6 të zhvillimit ekonomik.