Lajme

Burgim i përjetshëm për kosovaren në Gjermani, e përvëloi për vdekje vajzën 4-vjeçare

Një grua nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani, për vrasjen e vajzës së saj 4-vjeçare. Rasti kishte ndodhur në Verden në gusht të vitit të shkuar. Katërvjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse nga uji i valë të cilin ia kishte hedhur nëna. Nëna 25-vjeçare akuzohej po ashtu se nuk kishte ndihmuar të bijën pavarësisht dhimbjeve.

Gjykata ka vendosur se djegia u shkaktua qëllimshëm”, thuhet në vendim të gjykatës. Një e treta e trupit ishte prekur nga uji i valë. Vetëm pas 12 ditësh nga djegia, gruaja e kishte dërguar vajzën në spital. Por kjo ishte shumë vonë, shkruan RTL.

Rasti kishte ndodhur më 11 gusht 2022. Sipas Prokurorisë, nëna e kishte futur vajzën në ujë të valë “për t’i dhënë mësim”. Pavarësisht dhimbjeve të padurueshme, sipas vendimit, nëna kosovare nuk e kishte ndihmuar vajzën. Po ashtu në kokën e vajzës ishin gjetur shenja dhune.

Në vend se ta dërgonte te mjeku, nëna ishte përpjekur vetë t’i dilte në ndihmë disa ditë më vonë me ilaçe. Këtë e bëri nga 19 gushti.

Gruaja e dënuar ka edhe dy fëmijë.