Të fundit

Konkurs për studentët e komunës së Bujanocit

Në bazë të Rregullores mbi ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit numër 400-54/19-03 të datës 28. 02. 2019 dhe Aktvendimit mbi emërim e Komisionit për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2020/2021 nr. 02-08/20 të datës 25.01.2021., Komisioni në mbledhjen e mbajtur me datë 29.01.2021 shpallë: Konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2020/2021.

Ndihma e njëhershme financiare i’u ndahet studentëve me vendbanim në territorin e Komunës së Bujanocit.

KRITERET DHE MËNYRA E NDARJES SË NDIHMËS NË NJËHERSHME

  1. që kandidati për herë të parë të ket regjistruar këtë vit të studimeve ose masterin
  2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve
  3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune,
  4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjet, përkatësishtë për studentët e vitit parë dhe dytë studimeve master deri 28 vjet.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS
Kandidatët të cilët konkurojnë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:

  1. letërnjoftimin e lexueshëm elektronik ose certifikatën mbi vendbanimin kandidatit
  2. vërtetimin se këtë vit të studimeve e ka regjistruar në vitin vijues akademik 2020/21,
  3. vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit nga shkolla e mesme, për studentët e vitit të parë,
  4. çertifikatën mbi notën mesatare gjatë studimeve, për studentët e tjerë
  5. llogaria rrjedhëse e studentit ose e prindit.

AFATI I PARAQITJES
Konkursi zgjat duke filluar nga 01. 02. 2021 dhe mbyllet më 26. 02. 2021. Fletëparaqitjet dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115, Drejtorinë për shërbime publike, zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar ose kopjen e dokumenteve me plotësimin e deklartës së shërbimit për arsim.

NDARJA E NDIHMA TË NJËHERSHME FINANCIARE
Komisioni do ti shqyrtojë të gjithat lutjet e arritura në kohë, do ti vlerësoj të gjitha lutjet të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të studentëve në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen e studentëve të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.

Rang lista e studentëve formohet sipas notës mesater dhe vitit të studimeve.

Komision në varsisht nga mjetet në dispozicion të parapara në buxheetin e komunës dhe në bazë të vlerësimit të listës e përcakton shumën.

Kandidatët për ndarjen e mjeteve të njëhershme financiare, të cilët nuk janë të përzgjedhur në Vendimin mbi Ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare, kanë të drejtë në ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit të Zgjedhjes së studentëve, ndërsa në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Admnistrative. Ankesa i parashtrohet Këshillit komunal, përmes Komisionit. Në ankesë duhet të theksohen arsyet për parashtrimin e ankesës dhe arsyeshmëria, përkatësisht me të duhen të dorëzohet edhe dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila nuk është dërguar me kohë apo e cila është dërguar nga ana e personit të paautorizuar do të hidhet poshtë. Mbi ankesën vendos këshilli komunal në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të ankesës. Vendimi i këshillit komunal është përfundimtar në procedurën administrative.

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të administrates komunal dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).