Të fundit

Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës

Me 22 vota pro Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë

Pas diskutimeve rreth kandidaturës së Sami Salihut për kryetar të Kuvendit të Komunës së Preshevës, rreth orës 14:00 ka filluar procesi i votimit të këshilltarëve të Kuvendit.

Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Koalicioni PDSH, PVD, LR dhe UDSH, gjithsej kanë 22 këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Preshevës.