Të fundit

Lista shqiptare konsultohet në Preshevë para takimit me Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesit dhe deputetët e listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e bashkuar” janë takuar në Preshevë për konsultime para takimit që do të kenë sot më presidentin e Serbisë në Beograd, Aleksandër Vuçiq.

“U kordinuam për hapat që do të marrim ditëve në vijim dhe kërkesat tona të përbashkëta për takimin e ditës së nesërme që do të jetë me presidentin serb në Beograd”, ka shkruar Shqiprim Arifi, i cili ishte nikoqir i këtij takimi.

Lista shqiptare nga Lugina e Preshevës ka fituar 3 ulëse të deputetit në parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Deputetët e zgjedhur do të zhvillojn takim konsultativ sot me Aleksandër Vuçiq rreth mendimit të tyre për kandidatin për kryeministër të Serbisë.