Të fundit

Përfundojnë diskutimet fillon procesi i votimit për kryetarin e Kuvendit Komunal

Kanë përfunduar diskutimet rreth propozimit për kryetarin e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu. Udhëheqësi i seancës konstituive, Naser Aziri, ka kërkuar nga komisioni i posazgjedhur të bëjë gati procesin votues për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. 

Koalicioni i posaformuar mes PDSH, PVD, LR dhe UDSH, ka gjithsej 22 mandate. Pritet të fillojë votimi për kryetarin e Kuvendit të Komunës së Preshevës, proces i cili realizohet përmes votës së fsheht të këshilltarëve.