Sami Salihu pro ndryshimit qeverisës të pushtetit lokal në Preshevë
Pas Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafës të cilët u deklaruan se janë kundër çfardo bashkëpunimi me Shqiprim Arifin, sot edhe kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu ka bërë të ditur se nuk do të qeverisë më me ata që kanë keq qeverisur.
Postimi i plotë i Sami Salihut
Të nderuar qytetarë të Preshevës! Ky rezultat paraprak deri në konfirmimin e rezultatit final të zgjedhjeve, vërtetoi edhe një herë vullnetin e popullit i cili në shumicë ka kërkuar ti coje në opozitë ata që mbanin peng pushtetin.
Jemi dyfishuar në numër dhe shumëfishuar në potencialin tonë për të mundësuar ndryshimin e madh dhe dërgimin përfundimisht në opozitë të një ekipi që vetem ka keq qeverisur e keqmenaxhuar pushtetin.
Ska më vend as për të provuar e as për të eksperimentuar. Populli dhe koha na dhanë provat se kujt duhet ti besojmë dhe kujt nuk duhet më ti japim një mundësi. E kemi në dorë së bashku të bëjmë atë që duhet, dhe ti japim frymëmarrje të re politikës në Luginë, bashkëveprimit e bashkëpunimit në të mirën e përbashkët, përtej interesave të ngushta partiake, tifozllëkut dhe thirrjes së traditës. Është koha që fatet e Lugines ta arrin veten në dorë pa patur nevojë për institucione të përkohshme, kalimtare apo të imponuara. Populli votoi dhe na takon ne politikanëve ta përkthejmë drejt e ta lexojmë me largpamësi vullnetin e sovranit!
Nuk do ndalemi në asnjë moment në kauzën tonë për të reformuar e demokratizuar politikën e pushtetin për të mirën e të gjithëve dhe për prosperitetin e Luginës!
Të gjithë së bashku MUNDEMI!