Të fundit

Mërgimtari nga Zhunica hap bunar për çerdhen e Preshevës

Më datë 22 qershor filloi hapja e bunarit per entin parashkollore “8 Marsi” në Preshevë.

Iniciativa për hapjen e bunarit per nevojat e çerdhes e marrur nga drejtori Bejzad Asllani u mbështet nga donatori nga fshati Zhunicë Sami Ramadani i cili me mjetet e tij finansoi hapjen e bunarit per femijet e kopshtit ne Preshevë.

Siç mesohet bunari është hapur me thellësi rreth 50m, ku 30m janë në bllokazh të betonuar i cili do të shërbej për pije dhe për të gjitha nevojat e kësaj çerdhe.