Të fundit

Salihu shkresë qeverisë së Serbisë: Presheva ka nevoj për një spital regjional

Shtëpia e Shêndetit përkatësisht drejtori i insturucionit dr.Driton Salihu nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar organeve më të larta shtetërore të Serbisë për hapjen e një spitali regjional në shërbim të 2 komunave, Preshevë e Bujanoc, raporton Ministria e Lajmeve.

Mes tjerash në këtë kërkesë nga z.Salihu thuhet se hapja e spitalit në komunën e Preshevës është nevojë prioritare dhe e patjetërsueshme që mundëson shërbimin sekundarë për qytetarët e këtyre dy komunave.

Kërkesa e plotë :

Presidentit Vuçiq
Kryeministres Brnabiç
Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë
Trupit Koordinues

Komuna e Preshevës ka nevoj prioritar për një spital

Me një letër iu kemi drejtuar institucioneve më të larta shtetërore për lejen dhe mundësimin e hapjes së një spitali regjional në komunën e Preshevës.

Ky spital do të jetë në dispozicion për dy komunat, Preshevë dhe Bujanoc për rreth 80.000 banorë.

Kërkesa bazohet në hapjen e spitalit të ngjajshëm në Pasjan të Gjilanit i cili funksionon tashmë sa vite.
Në këtë proces do të kyçen dhe vetqeverisjet lokale të Preshevës dhe Bujanocit si dhe donatorët e mundshëm.

Hapja e spitalit ka prioritet për ofrimin e shërbimit mjeksor sekondar për banorët e Luginës së Preshevës.

Preshevë
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit
Dr Driton Salihu