Të fundit

Qenan Maliqi dhuron 1500 maska për shkollat serbe, “Të gjithë ata janë fëmijët tanë, virusi nuk njeh as komb as fe”

Pronari i kompanisë “Agro Adria” Qenan Maliqi nga komuna e Bujanocit, i dhuron 1500 maska shkollave “Sveti Sava” dhe “Branko Radiçrviq”

Qenan Maliqi pronar i kompanisë “Agro Adria” në Bujanoc me rastin e fillimit të vitit shkollorë i ka dhuruar dy shkollave serbe në Bujanoc “Sveti Sava” 500 dhe “Branko Radiçeviç” 1000 maska mbrojtëse kundër virusit korona, gjithsej 1.500 maska.

“Të gjithë ata janë fëmijët tanë, virusi nuk njeh as komb as fe.
Kemi patur mundësi dhe kemi vendosur që tu ndihmojmë, të japim një kontribut në luftën kundër kësaj pandemie në Komunën tonë” ka thënë Maliqi për mediumin lokal ne gjuhën serbë.

-“Besoj se donacioni ynë do të jetë i dobishëm për shkollat dhe njëkohësisht shpresoj që sa më parë të dalim nga kjo situatë” ka thënë biznesmeni nga Bujanoci./presheva.com/