Lajme

Salihu: Mimi Kodheli është një “zonjë e hekurt”

Kryetari i kuvendit, Sami Salihu ka vlerësuar lartë punën që ka bërë ndër vite për shqiptarët kryetarja e komisionit për politikë të jashtme, Mimi Kodheli.

Pas takimit që realizoi dje kryetari Salihu me delagacionin e qeverisë shqiptare ka postuar një shkrim në fb ku thuhet:

Ajo është në politikë prej vitesh dhe shpesh është cilësuar si “zonja e hekurt”.Kjo është Mimi Kodheli, ish ministre e mbrojtjes, e cila ka dhënë një kontribut të veçantë për rajonin, në veçanti në formimin e ushtrisë së Kosovës.

Është Kryetare e Komisionit për politikë të jashtme, një zonjë e fortë dhe me ndikim në partinë Socialiste. Pranova një dhuratë plus kësaj shtrova shumë çështje të Luginës së Preshevës ku u zotua që do të bëjë gjëra konkrete për Luginën.

Ishte një darkë pune me një mbresë të veçantë! Gra të tilla të ndodh rrallë të takosh shkruan në fb Sami Salihu