Të fundit

Salihu: Ditën e premte Shtëpia e Shëndetit në Preshevë do të furnizohet me vaksinën antiCovid

Drejtori i Shtëpisë shëndetit në Preshevë, dr.Driton Salihu nëpërmjet një postimi ka njoftuar se institucioni në fjalë, do të furnizohet me vaksinën antiCovid, Pfizer dhe Biotech me datë 08.01.2021 ditë e Premte, trasnemton Ministria e Lajmeve.

Salihu është shprehur se doza e parë e vaksinimit do të jetë prioritet për personelin mjekësorë të Shtëpisë së shëndetit.

Njoftimi i plotë :

Ditën e premte, shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me vaksinat antiCovid nga kompania Pfizer Biontech.
Sipas planit të minisitrisë së shëndetësisë, stafi mjeksor ka prioritet për vaksinim kundër Covid-19, andaj me dozat e para të arritura do të filloj vaksinimi i stafit mjeksorë në Preshevë.