Të fundit

Nga e hëna kafja do të kushtojë 90 dinarë në Bujanoc?!

Çmimet e kafesë në disa kafiteri të Bujanocit nga dita e hënë do të ngriten prej 20 dinarë, transmeton Folonline, përcjell Ministria e Lajmeve

Kështu që nga 70 dinarë sa ishte deri më tash, nga 20 dhjetori një kafe do të kushtojë 90 dinarë.

Poashtu, merret vesh se ngritje do të pësojnë edhe produktet tjera që servohen në kafiteri, edhe ate midis 30-50 dinarë.

Kohëve të fundit, janë shtrenjtuar edhe çmimet e konsumit të gjërë në shitore, përfshirë edhe atë të bukës.

Ngritja e çmimeve ka si pretekst ngritjen e energjentëve në tregun botëror, gjë që s’i ka shpëtuar as ky rajon.