Të fundit

Deputeti Kamberi: Shpresojë që legjistratura e re e Kosovës do ta ndihmoj Luginën e Preshevës edhe më shumë

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi i urone partive politike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakoshme që do të mbahen se shpejti. Ai po ashtu shpresonë që në legjislaturën e re të Kosovës, Lugina Preshevës do të jetë pjesë e programit të përbashkët në zhvillimet e ardhme politike të Kosovës.

Postimi i plotë i Kamberit :

“I uroj Republikës së Kosovës zgjedhje të lira dhe demokratike.
Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” ka shtuar deputeti Kamberi