Sadiku: Kemi dhënë deklarata rreth zbatimit të procedurës së prokurimit publik në Preshevë
Besnik Sadiku, shef i financave në administratën e komunës së Preshevës ishte njëri prej të përfolurëve në rastin e të arrestuarëve brenda administratës komunale.
Ai përmes një sqarimi ka treguar për këtë proces:
Sqarim per opinion- Besnik Sadiku-Preshevë:
Edhepse facebook-un nuk e konsideroj mjet serioz komunikimi, por si duket e kemi pranuar si te tille, andaj i shtyre nga disa “lajme” spektakulare te facebook-uk, per hir te informimit te miqeve, familjareve e dashamireve te mi, pata deshire t’ju sqaroj:
Lidhur me ngjarjen e dites se djeshme (04.6.2020), me ç’rast une si zyrtar komunal bashke me dy kolegë u morem nga zyret tona, ne orar te punes, nga ana e zyrtareve te MBP te RS, ne baze te aktvendimit te Prokurorise se larte publike me seli ne Nish dhe me vetura civile u derguam ne ambientet e kesaj prokurorie.
Trajtimi i organeve dhe zyrtareve qe na shoqeruan deri ne Prokurorine e Nishit gjate tere kohes ka qene ne plotesi me rregullat dhe konform te drejtave ligjore.
Shoqerimi im dhe i dy kolegeve kishte qellim dhenien e deklaratave rreth zbatimit te procedures se prokurimit publik me vlere te vogel gjate vitit 2019, ku ne ishim ne cilesine e komisionit per zbatim te procedures. Pas rreth dy oreve qendruam ne zyret e prokurorit, pasi u morem ne pyetje dhe pas dorezimit te aktvendimit mbi lirimin tone si persona pergjegjes, ne oret e pasdites se djeshme u kthyem ne Presheve, respektivisht prane familjeve tona.
Sot, si zakonisht kam qene ne punes sipas orarit te rregullt, por nuk isha ne gjendje te filloj punen nga vizitat e kolegeve te punes te cilet ishin shqetesuar per rastin e djeshem, aq me teper fjalet e tyre kurajuese e perkrahese ma shlyen storien e djeshit!
Ajo qe deshta ta them eshte se gjate dites se sotme u habita me disa portale apo agjencione te lajmeve te facebook-uk, qe dje kishin shperndare lajme te pakomfirmuara per gjeja arrestimin tim dhe kolegeve te mi. Me prekese dhe shume e ulet mu duk paraqitja e fotove qe s’kane fare lidhje me rastin apo foto te huazuara te cilat serizosht kishin shqetesuar edhe femijet e mi ne kohen sa une qendrova ne Nish.
Jam i vetedijshem qe po jetojme ne kohe te pa kohe, ku vlerat e pergjithshme njerezore e profesionale jane, jo zero, po shume nen zero, por ama besoj se nuk e kemi kemi merituar asnjeri nga ne koleget qe te trajtohemi ne kete menyre sidomos nga disa “mediume lajmesh”, gazetaret apo pronaret e te cilave gjithmone kane qene te mirepritur ne çdo kohe.
Keta, te pakten do ta kishin kaluar “provimin permisues” per mua, nese gjate mbremjes se djeshme apo sot do ta kishin dhene lajmin per kthimin tone ne shtepi dhe ne pune. Ironike mu duk kur sonte edhe lajmet e RTK-se u dha nje lajm, pas 24 oreve kur une darkova ne shtepi!
Edhe njehere i pershendes te gjithe ata qe me perkrahen ne forma te ndryshme e sidomos portalet qe kishin dhene lajme koncize madje te bazuara ne deklaraten zyrtare te MPB RS.
Gjate tere jetes time private e profesionale apo shoqerore jam munduar te jem sa me racional, i afert dhe i ndershem por s’do te thote se ia kam arritur ta deshmoj, kete e percakton rrethi im andaj edhe i perulem çdo vendimi qe bihet per mua si nga çdo instance shoqerore apo edhe nga Zoti!
Ju peshendes perzemersisht!