Rukola, ilaçi për uljen e tensionit të gjakut
Vuani nga tensioni i lartë i gjakut? Zgjidhjen e keni shumë pranë. Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë.
Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera.
Rukola i përket familjes botanike së lakërishteve që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën.
Kjo barishte është plot me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.
Rukola për uljen e tensionit të gjakut
Rukola është një nga burimet më të pasura të nitrateve dhe përmban gjashtë herë më shumë nitrate se sallata jeshile.
Kjo është diçka shumë e mirë për organizmin.
Rukola, kur hyn në trup, nitratet transformohen në një substancë që ka aftësinë të hapë enët e gjakut dhe të lehtësojë qarkullimin e tij
Në këtë mënyrë, rukola ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Ajo përmban vitaminën B5 e cila njihet për aftësinë që ka në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe mirëmbajtjen e nivelit të kolesterolit të mirë.
Nga ana tjetër, rukola përmban vitaminë K që lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit.
Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalçiumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.