Bota

Merkel: Masat kufizuese në Gjermani do të vazhdojnë edhe për festat e fundvitit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se masat kufizuese ndaj COVID-19 do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit.

Masat kufizuese të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Gjermani do të jenë në fuqi të paktën në fund të dhjetorit dhe ndoshta më gjatë, ka thënë kancelarja Angela Merkel.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të Janarit, sigurisht për shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, deklaroi ajo, raporton The Guardian.