Rudina Hajdari krijon partinë e re “Bindja Demokratike
Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike.
Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike” dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit të mbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike e javën e ardhshme partia me e re e spektrit te djathte do depozitoje kërkesën ne gjykate.
Mbetet ende e paqarte se si do te garoje ne zgjedhje partia “bindja demokratike” pasi afati per regjistrimin e partive ne zgjedhjeve skadon te marten, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.
Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike çahet e prej saj krijohen parti të reja siç është rasti i partisë se drejtuar nga Genc Pollo, Partia Demokratike e Reformuar apo edhe rasti i Bamir Topit me Frymën e Re Demokratike, por kjo është hera e parë që një ndarje e tillë ndodh gjatë drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha