Të fundit

Sinani priti në takim eurodeputeten e Parlamenetit Evropian Viola von Cramon

Kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti në takim eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, transmeton Ministria e Lajmeve.

???????? ?? ??????̈????̈ ??̈ ?????̈ ????????? ??̈? ???????????? ??? ??̈? ??̈ ??????? ? ???????̈?? ??̈ ??????????? ??̈ ??̈???????? ??̈ ???????? ??????̈????? ??̈? ???? ??̈ ??̈?????????”- kështu i ka kërkur e para e komunës eurodeputetes Cramon.

Postomi i plotë :

Sot prita në takim eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, nga Grupi i të Gjelbërve (Greens/EFA Group); të shoqëruar nga z.Simon Ilse, drejtor i Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung” në Serbi.

Gjatë takimit paraqita dhe ofrova dokumente me të dhëna konkrete mbi diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi, që po përkeqësohen së fundi edhe me çështjen e pasivizimit të vendbanimeve.

Kërkova që në kuadër të procesit të integrimit evropian për Serbinë, Brukseli ta kushtëzojë më shumë Beogradin për demokratizim dhe për të drejtat e joserbëve në Serbi, si dhe ta rrisë presionin politik për më shumë investime në zonat e margjinalizuara socio-ekonomike të vendit.

Në fund, ritheksova nevojën e përfshirjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, në funksion të paqes së qëndrueshme.