KryesoreMaqedoni

Maqedonia në heshtje zgjedhore: Nëser votohet për presidentin e vendit

Qytetarët e Maqedonisë nesër votojnë për Presidentin e shtetit, ku kandidat i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”është Blerim Reka, edhe pse të gjitha partitë shqiptare nuk e kanë përkrahur. Duke u nisur nga kjo vlerësohet se ekzistojnë mundësitë më reale që dy kundërkandidatët e Rekës të shkojnë në balotazh, shkruan Ministria Lajmeve


Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë ndarë në dy blloqe, kështu duke i ulur mundësitë që kandidatin e vetëm shqiptar për president të Maqedonisë Blerim Rekën ta vënë në krye të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë Blerim Reka ka bërë të ditur se prioritet i mandatit të tij presidencial është kthimi i Maqedonisë së Veriut në Republikë multietnike dhe euroatlantike. Republikën e vërtetë, siç është shprehur Reka, e bëjnë vetëm sundimi i ligjit, demokracia, gjyqësori i pavarur dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kjo pasi deri më tash, sipas profesorit universitar nga Maqedonia, ka qenë asgjë më shumë se një shtet privat dhe i kapur.

Stevo Pendaroski, kandidati i proklamuar si konsensual i qeverisë nga LSDM-ja dhe Gordana Siljanoska, nga Partia Nacionaliste Maqedonase, do të jenë kundërkandidatët e Blerim Rekës në zgjedhjet presidenciale të së dielës së 21 prillit.

Kujtojmë që nga mesnata , ka nisur edhe heshtja zgjedhore atje, dhe qytetarët të dilelën ia besojnë votën kandidatit të tyre.

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë ishin temat kyç të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në 21 prill qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit.

Sot, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore