LajmeTë fundit

Rrëmujë në Aeroportin e Prishtinës, pritje deri në 7 orë të mërgimtarëve

Shumë agjensione të fluturimeve kanë anuluar fluturimet pa ndonjë arsye ndërsa që nga ora 4 e mëngjsesit ka mërgimtarë që po presin brenda Aeroportit të Prishtinës për tu rikthyer në vendet perëndimore.

Disa udhëtarë i kanë thënë Albinfo.ch se që 7 orë janë duke pritur brenda aeroportit ndërsa po kërkojnë të dijnë se pse janë anuluar fluturimet.

Sipas udhëtarit emri i të cilit është i njohur për redaksinë, është krijuar rrëmujë në aeroport.
Gjithashtu në aeroport ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Agjencionet që kanë anuluar udhëtimet thuhet të jenë AirPrishtina, ReisebüroPrishtina, Rraci Travel dhe disa të tjera.

Gjithashtu mësohet se është sjellur një aeroplan i vjetër me vetëm 140 ulëse.

Madje, disa udhëtarë edhe pse kanë hipur në aeroplan, është dashur të zbresin. Situata kaotike po vazhdon edhe më tutje, me mërgimtarët që kanë humbur fluturimet.

Albinfo.ch ka siguruar edhe disa video e fotografi nga rrëmuja në aeroport. Tashmë bëhet e ditur se fluturimi që ishte planfikuar sonte për Basel të Zvicrës megjithatë është anuluar. Megjithë pritjet e gjata fluturimi është shtyrë për nesër.