Të fundit

Lajmërim nga shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Njoftim :

Të nderuar nxënës dhe mësimdhënës.
Pas një pushimi të gjatë të inponuar për shkakë të virusit Covid,më në fundë po i afrohemi fillimit të vitit shkollor në bankat shkollore.

Në vazhdim,ju informojm lidhur me vijueshmërin e mësimit në shkollën fillore prof “lbrahim Kelmendi”
Mësimi fillon të Martën më 1.09.2020.

Për shkakë të rrezikut te infektimit mësimi do të organizohet me grupe(grupi A dhe B)me nga 15 nx,ku prashihen të mbahen 4 orë me nga 30 min.kohëzgjatje.

Kësaj radhe,cikli i ulët (I-IV),grupi A,mësimin e fillon në ora 8:oo deri 10:25,pastaj parashihet një pauz 20 min.ku puntoret ndihmes do te perkujdesen per dezinfektimin e objektit,për t’ja bër gati fillimin e mesimit grupit B,i cili fillon mësimin në ora 10:45 deri 13:10.

Ndrrimi i pasdrekë (cikli i lartë V-VIII) fillon mësimin në ora 13:45 deri 18:10
Edhe te cikli i lartë parashihet puna në grupe (A+B) me nga 15 nx.

Grupi A mëson të Hënën, të Mërkurën dhe të Premtën.

Grupi B mëson të Martën dhe të enjtën, pastaj çdo javë grupet punojn me rotacion.

Vullnet e punë të mbarë arsimtarëve dhe suksese në mësime nxënësve!

Nga drejtoria: Fitore Sahiti