Rita Ora “pushton” Londrën dhe kujton Kosovën…
Rita Ora është në mes të turneut të saj “Phoenix”, ndërsa së fundmi është ndalur me një koncert madhështor në Londër, të cilin duket se e ka përjetuar më shumë deri tani.
Rita ka performuar në “The O2 Arena”, i cili u tejmbush nga fansat e qytetit ku Rita është rritur. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka interpretuar të gjitha këngët e albumit të saj të dytë, të cilin e publikoi në muajin nëntor. I ftuar special në këtë event ishte edhe reperi i njohur Sean Paul.
Rita dhuroi performanca të jashtëzakonshme për mijëra fansat e pranishëm, duke treguar zërin dhe energjinë e saj që e karakterizon si një artiste e kompletuar, ndërsa nuk munguan edhe veshjet provokuese. Në llogarinë e “Instagramit”, Rita nuk hezitoi të shpërndajë edhe disa foto nga koncerti në Londër e bashkëngjitur tyre shkroi se ky ishte realizimi i një ëndrre për të edhe pse vjen nga një vend si Kosova ka mundur t’i realizojë ato.