Lajme

Natyra Kuçi ia kujton Albin Kurtit kohën kur ai thoshte se dorëheqja e Glauk Konjufcës, nënkupton “uji monarkësh”

Zyrtarja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar pas raportimeve për përafrim të koalicionit LVV-LDK.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi, ia ka kujtuar një letër të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën refuzohej dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Kuçi ka cituar një deklaratë në atë letër, në të cilën Albin Kurti, thoshte se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës është një “ujdi monarkësh”, të cilën e kishte refuzuar në atë kohë Lëvizja Vetëvendosje.

Natyra Kuçi ka thënë se “asnjë lidhje që ka mbi supe pazare nuk mund të mbahet pa pazare të vazhdueshme”, duke lënë të nënkuptohet se LVV dhe LDK, do të bëjnë pazare edhe në të ardhmen.

Postimi i saj i plotë

Nuk deligjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh, thanë ata. Po e bëjmë një ujdi monarkësh për “të mirën” e popullit, thanë ata.

Asnjë lidhje që ka mbi supe pazare nuk mund të mbahet pa pazare të vazhdueshme. ❌