Reagon Ilir Sadriu: Po promovohet megahajnia!
Z.Sadriu: Po promovohet megahajnia në kurriz të qytetarëve të Komunës së Preshevës.Ja dhe reagimi i plotë i nënkryetarit të PDSH-së z.Sadriu
Në foton e publikuar ne faqen e Komunës së Preshevës lidhur me prezantimin e projektit për renovimin e Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë po mungon vetëm fotografia e punëkryerësit të këtij projekti!
Projektant i këtij projekti është Dimitrije Cvetanovic, i cili njëherit është edhe person përgjegjës për realizimin e punëve (Vijator) në projektin e renovimin të Shkollës Fillore “Vuk Karagjiq” si dhe në projektin që po realizohet në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Ky nuk është ndryshimi!
Hajnia duhet ndalur!