Lajme

Ramush Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time për cilindo post politik, tërhiqem edhe prej presidentit

Ramush Haradinaj nga AAK për kandidaturën e tij për president.

Ai ka thënë se në rast se dikush nga familja Jashari kandidon për postin e presidentit, ai do të tërhiqet.

“Unë së pari lëviz nga vendi sa herë që përmendet familja Jashari dhe kushdo prej familjes së tyre e ka votën time për cilindo post politik. Nëse është puna tek unë, në momentin që dikush nga familja Jashari dëshiron të kandidojë, unë dhe AAK-ja tërhiqemi dhe e mbështesim familjen Jashari”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Ai ka thënë se familja Jashari për të është familje e respektuar dhe do ta ketë mbështetjen e tij dhe partisë së tij edhe nëse vetë AAK-ja është në opozitë.