Lajme

Kushtetuesja rrëzoi qeverinë Hoti, Limaj: Nuk e kam pritur këtë vendim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Farmir Limaj thotë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit shkohet në zgjedhje të reja në 40 ditët e ardhshme.

Por një vendim i tillë ishte i pa pritur për ish-zëvendëskryeministrin.

“Për mua vendimi nuk ka qenë i pritur me të thënë të drejtën por është një vendim që duhet ta respektojmë”, tha Limaj për RTK’në.

‘Nganjëherë aktgjykimet e komplikojnë situatën e nganjëherë e thjeshtësojnë. Prandaj edhe ligjvënësi është që me i marrë ato aktgjykime duke i respektuar me i filluar iniciativat ligjore dhe nëse është e komplikuar përmes iniciativës ligjore ashtu siç e kërkon parlamenti mi thjeshtësu gjërat”, theksoi Limaj.