LajmeTë fundit

Më 09 prill Karvani i Shkrimtarëve i Luginës, do ta vizitojë paralelen e ndarë të Çerdhes ”8 Marsi” në Rahovicë

Lajmërohen anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), se të martën, më 09 prill 2019, Karvani i Shkrimtarëve i Luginës, do ta vizitojë paralelen e ndarë të Çerdhes “8 Marsi” në Rahovicë, ku poetët e pranishëm do të lexojnë poezi kryesisht për më të vegjëlit. Kjo orë letrare fillon prej orës 10.30 deri në orën 11.30. Po në këtë ditë Karvani, do ta vizitojë edhe shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, ku do të ketë një orë letrare me ciklin e lartë shkollor. Kjo orë letrare fillon prej orës 12.00 deri në orën 12.45. Bëhuni pjesë e këtij Karvani poetik e letrar…!