Lajme

Qeveria e Serbisë ndryshon disa nga masat anti-COVID

“Nga 24 nëntori deri më 3 dhjetor, orari i punës në ambientet hotelierike, restorante, kafene, bare, klube, qendra tregtare, teatro, kinema dhe institucionet tjera kulturore dhe organizative të lojërave të fatit janë të kufizuara të punojnë nga ora 18:00 deri në orën 05:00”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në vendimin e ri u ndryshuan disa nene të mëparshme në mënyrë që dyqanet dhe objektet e tjera të tregtisë me pakicë të mos ishin të hapura nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 4 mijë e 955 raste të reja me COVID-19, ndërsa humbën jetën 31 persona./Titulli