LajmeTë fundit

Vuçiq -Kadri Veselit: Putin mua ma tha të kundërtën për çështjen e njohjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar deklarat e kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili sot tha se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës.

Ai tha se presidenti rus, vladimir Putin, i ka thënë të kundërtën atij.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për media në lidhje me vizitën e djeshme të Putinit në Serbi.

Kur Vuçiq u pyet nga gazetarët rreth deklaratës së Veselit, ai me ironi u përgjigj: “Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”.

“Putin katër ose pesë here e ka thënë në mikrofon të gjithë atë që ai e mendon për Kosovën. E uroj Kadri Veselin që e dëgjoi një gjë që askush nuk e ka dëgjuar dhe kjo kërkon një aftësi të jashtëzakonshme”, tha ai.