Kryesore

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Preshevën dhe Bujanocin

Qeveri në detyrë e Kosovës, ka njoftuar për vendimet që i ka marrur gjatë ditës së sotme.

Në njoftimin e qeverisë në detyrë bëhet e ditur se janë ndarë 500 mijë euro për t’i ndihmuar shqiptarët e Medvegjës dhe Bujanocit për të dalur nga kriza e pandemisë.

Njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës :

Qeveri në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.