FutbollKryesoreSporti

Drilon Ahmeti supertalenti me prejardhje nga Presheva, po mahnit futbollin zvicerian (Video)

Drilon Ahmeti është një supertalent që ka mahnitur së fundmi futbollin zvicerian me lojën e tij të veçantë në fushën e gjelbërt, përcjell Ministria Lajmeve.

Talenti Ahmeti me prejardhje nga Presheva, i cili jeton në kantonin e Thuragau të Zvicrës, u aktivizua në klubin futbollistik të FC Sulgen qysh në moshëm 4 vjeçare, më pastaj ka vazhduar të luaj në ekipin e FC Weinfelden deri në fund të sezonit të vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe ishte pjesë edhe në Akademinë e futbollit Priosoccer, akademisë së Xherdan Shaqirit. Ndërsa në moshën 9 vjeçare falë angazhimeve dhe ushtrimeve në Akademinë Priosoccer, filloi interesimi i disa klubeve zvicerane për ta patur në rradhët e tyre, por në fund Ahmeti zgjodhi që t’i bashkohet Gc Grasshopper-it, ku dhe aktualisht vazhdon të jetë pjesë e këtik klubi.

Driloni për një kohë të shkurtër ka arritur që të bëhet njëri nga futbollistët më të dalluar në skuadrën e Grasshopper- it .

Më poshtë mund t’i shikoni videot e supertalentit Drilon Ahmeti: