Qeveria e Kosovës ndalon prodhimin e kriptovalutave
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të anuloj veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën është vendi ynë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar sot gjatë ditës se vendimi është marrë pas rekomandimit të Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.
Rizvnolli ka njoftuar se do të angazhohen të gjitha institucionet relevante për të identifikuar dhe ndaluar prodhimin e kriptovalutave.