Lajme

Vulin: Ne ishim të gatshëm të intervenonin në veri kur Kurti dërgoi njësitë speciale atje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, është pyetur edhe një herë rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se xhandarmëria serbe ka qenë e gatshme të ndërhyjë në veri, nëse do të merrte urdhër nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Vulin ka deklaruar se po e mbikqyrin sigurinë në Kosovë, ndërsa ka thënë se Serbia është e gatshme të kujdeset për çfarë po ndodhë në Kosovë.

“Ne jemi gati të ndihmojmë siç është parë kur Kurti dërgoi njësitë speciale në veri dhe kur xhandarmëria jonë ishte gati të intervenojë nëse presidenti Vuçiq do të jepte urdhër”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Ai ka deklaruar se faktori ndërkombëtar do ta shtojë presionin këtë vit që Serbia ta njohë Kosovën.

“Do të na kërkohet që ta njohim Kosovën dhe të mos përfaqësojmë interesat e komunitetit serb në asnjë mënyrë, nën arsyetimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, ka deklaruar Vulin.