Lajme

NISMA PËRKRAH KRYEMINISTRIN HARADINAJ PËR TAKSËN 100 PËRQIND

Kryetari i grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi ka komentuar propozimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për produktet serbe e boshnjake, duke thënë se kjo do ta kthente Qeverinë e Kosovës një hap prapa.
Përmes Facebook-ut, Sherifi ka deklaruar se heqja e taksës do të inkurajojë Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndejkur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe Sovran”, ka shkruar ai.

Tutje, Sherifi shkroi se heqja e taksës qon në kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar!