Të fundit

Presheva pret “Ditët e Diasporës – 2025” me kulturë, traditë dhe art

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” ka kënaqësinë të ftojë të gjithë qytetarët, bashkëkombësit nga diaspora dhe dashamirët e kulturës shqiptare në aktivitetin kulturor “Ditët e Diasporës – Preshevë 2025”, që do të mbahet më 30 dhe 31 Korrik 2025.

Ky organizim dyditor synon të krijojë një urë të ngrohtë mes mërgatës shqiptare dhe vendlindjes përmes artit, trashëgimisë dhe bashkimit kulturor.

Salla e madhe – Shtëpia e Kulturës

– Shfaqja e komedisë “Një dorëzim”

Një natë plot humor dhe reflektim, që sjell në skenë realitete të njohura për publikun tonë.

Oborri i Shtëpisë së Kulturës

“Sofra Preshevare” – Mbrëmje tradicionale shqiptare me: