Të fundit

Serbi: Të gjithë të vaksinuarit mund të aplikojnë për 3 mijë dinarët në këtë mënyrë

Të gjithë qytetarët e Serbisë që marrin të paktën dozën e parë të vaksinës në Republikën e Serbisë deri më 31 maj do të kenë të drejtën e ndihmës shtesë financiare nga shteti në shumën prej 3,000 dinarëve për të vaksinuarit. Regjistrimi do të zgjasë nga 1 deri në 15 qershor, në të njëjtën mënyrë si për grantin prej 60 eurosh.

Të gjithë shtetasit e Serbisë mbi moshën 16 vjeç kanë të drejtë për 3 mijë dinarë shtesë, dhe ndihma do të paguhet deri më 20 qershor të këtij viti.

Ministri i Financave, Sinisha Mali, njoftoi se një dekret që përcakton të gjitha detajet do të miratohet sot në seancën e Qeverisë së Serbisë.

Linku për të aplikuar për 3 mijë dinarët është idp.trezor.gov.rs

.Aplikimi fillon nga data 1 qershor dhe mbaron me 15 qershor