Lajme

Policia kosovare ndalon katër rus për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Rusët e arrestuar janë dërguar në mbajtje për dy ditë.

Policia e Kosovës, përmes njësive kompetente për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit shtetëror, sot më 15.11.2021, rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn.

Sipas Policisë në këtë veturë ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rus), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.