Policia izraelite plagos 90 palestinezë në Xhaminë Al-Aksa
Nëntëdhjetë palestinezë u plagosën në një bastisje të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Policia izraelite bastisi oborrin e Xhamisë Al-Aksa në mëngjes dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese.
Sipas dëshmitarëve okularë policia izraelite qëlloi gjithashtu palestinezë që ndodheshin në atë kohë në xhami.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në një deklaratë me shkrim se 90 palestinezë u plagosën me plumba gome, bombat zhurmuese dhe rrahjet nga forcat izraelite.
Të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës, thuhet në deklaratë.
Israeli Terrorist Again Masjid Al Aqsa Under Attack ??#AlAqsaUnderAttack pic.twitter.com/tbGE8UWthN
— Aqib Rajput ??♥ (@Aqib_Rajput_313) April 15, 2022