Bota

Policia izraelite plagos 90 palestinezë në Xhaminë Al-Aksa

Nëntëdhjetë palestinezë u plagosën në një bastisje të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Policia izraelite bastisi oborrin e Xhamisë Al-Aksa në mëngjes dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese.

Sipas dëshmitarëve okularë policia izraelite qëlloi gjithashtu palestinezë që ndodheshin në atë kohë në xhami.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në një deklaratë me shkrim se 90 palestinezë u plagosën me plumba gome, bombat zhurmuese dhe rrahjet nga forcat izraelite.

Të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës, thuhet në deklaratë.