Boksieri Shefat Isufi garon për titull bote, ndeshja transmetohet LIVE në sheshin e qytetit në Bujanoc

Të shtunën, më datë 16.04.2022 prej orës 23.00 në ring do të ngjitet kampioni nga Tërnoci i Bujanocit Shefat Isufi, i cili kërkon titullin e botës në kategorinë gjysëm të rëndë, verzioni WBF.

Boksieri Shefat Isufi do të ketë përballë boksierin Grigor Saruhanian, në ndeshjen që do të zhvillohet nesër prej orës 23.00 në Munih të Gjermanisë.

Kjo ndeshje do të transmetohet LIVE edhe në sheshin e qytetit të Bujanocit me iniciativë të Zyrës për të Rinj.

Kampioni Isufi kërkon përkrahjen e bashkëvendasve të vet, andaj të githë dashamirët e boksit do të kenë rastin ta mbështesin atë në sheshin e qytetit.

Komuna e Bujanocit i dëshiron sukses dhe pret që titulli kampion të vije në Bujanoc.