Të fundit

PDSH i thotë PVD-së dhe LR-së, se funksioni i kryetarit të komunës është i panegociushëm

Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e saj të kryesisë së përgjithshme dhe në bazë të diskutimeve të anëtarëve të saj, doli edhe me komunikatë

Komunikata e plotë e PDSh-së


Praktika e bisedimeve njëmujore rreth koalicionit PDSH, PVD dhe LR u tregua e dëmshme për demokracinë e regjionit tonë që është kultivuar përgjatë këtyre tridhjetë viteve pluralizmi politik në Preshevë e më gjërë.

Prandaj, ftojmë PVD e LR që të njohin parimet e demokracisë dhe respektojnë fuqinë e votës elektorale në raport me partnerët e koalicionit të mundshëm.

Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.

Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.

PDSH është e përkushtuar të vazhdoj negocimin në këtë formacion politik gjer tani opozitar me qëllim që fuqishëm t’a kthejë në bllok subjektesh politike partnere në pozitë.

PDSH është shumë e përgatitur dhe e gatshme të përballet edhe me sfidat e radhës që mund të vijnë si pasojë e mosmarrveshjeve eventuale mes subjekteve politike të bllokut PDSH, PVD dhe LR.

25 prill 2021 Kryesia e PDSH-së
Në Preshevë sektori për informacion dhe media