Të fundit

Asnjë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci nuk është pranuar në konkursin e fundit në Administratën Doganore

Në mesin e dytë të nëntorit të vitit të kaluar Administrata Doganore e Sërbisë ka shpallë konkurs për doganier të rinjë, ku përfshiheshin edhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Sipas burimeve të LajmiAL në këtë konkurs, dokumentacionin për doganier e kanë paraqitur disa të rinjë shqiptarë nga komuna e Bujanocit por që përgjigja që kanë marrë pas përfundimit të gjitha procedurave të konkursit ka qenë nëgative.

Jozyrtarisht është mësuar se numri i shqiptarëve që kanë konkuruar në këtë konkurs ka qenë rreth 20, megjithatë asnjë si duket nuk ka qenw me fat qw ta merr përgjigjen positive.

Nga ana tjetër personat e nacionalitetit serb që kanë marrë përgjigje positive, vetëm se janë në procedurë të fillimit të punës.