Lajme

Lajçaku takohet me Vuçiqin në Bruksel, paralajmëron takim edhe me Kurtin

I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka thënë se ka nisur një javë të ngarkuar në Bruksel, ndërsa ka treguar se me Vuçiqin ka diskutuar për dialogun, duke paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Lajçaku në Tëitter.

Kurti pritet që të mërkurën të udhëtojë për në Bruksel.