PD nominon Nagip Arifin për kryetar të zgjedhjeve lokale në Bujanoc
Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike unanimisht pa asnjë votë kundër, ka nominuar kryetarin e deritanishëm Nagip Arifi për kryetar të Komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor 2024.
Kuvendarët kanë vlerësuar pozitivisht performancën e kryetarit Arifi gjatë qeverisjes katër vjeçare me komunën e Bujanocit dhe si lider i pakontestueshëm i PD-së i kanë dhënë besimin e plotë që të jetë në krye të listës së PD-së për ta udhëhequr komunën në mandatin e ri qeverisës 2024-2028.
Partia Demokratike me këtë rast ka bërë hapin e parë drejt fitores së radhës që na pret me 2 Qershor 2024.